Konkurs Data: 21 dhjetor 2020Këshilli i Bashkësisë Islame i Kaçanikut shpall: KONKURS Për plotësimin e vendeve të lira të punës:1. Sekretar të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut.2. Referent të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut.3. Imam në xhaminë e lagjes “2 korriku”, Kaçanik. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës. Dokumentet e kërkuara: Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;Certifikata e lindjes;Certifikata shëndetësore;Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;Vërtetimi për përvojën e punës;Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;Letërnjoftimi (fotokopje).Të gjitha dokumentet tjera të jenë në origjinal! Vërejtje: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut.Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.Konkursi është i hapur 7 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.