Ndihmat e xhematit të Kosovës arritën te refugjatët sirian në Turqi Prishtinë, 5 tetor 2012 Më 2 tetor 2012, në Antakia të Turqisë, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, që vepron në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Fitim ef. Flugaj, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të BI në Prizren, Lutfi ef. Ballëk, ua dorëzuan çekun e ndihmave të mbledhura nga xhematlinjtë e Kosovës në vlerë prej 55 mijë eurove, zyrtarëve dhe përgjegjësve të kampeve të refugjatëve dhe të shpërngulurve me dhunë nga lufta në Siri, që janë të vendosur në Turqi. {jathumbnail}Gjatë qëndrimit në Antakia zyrtarët e BIK-së patën një sërë takimesh me autoritetet më të larta të krahinës së Hatajit (Hatay), nga të cilit u njohën me gjendjen e krijuar në këtë zonë kufitare me Sirinë. Përfaqësuesit e BIK-së po ashtu vizituan edhe kampin e refugjatëve, ku bashkëbiseduan me refugjatë nga Siria dhe u njohën me gjendjen e tyre. Vizitën e përfaqësuesve të BIK-së e përcolli edhe ekipi i Radiotelevizionit të Kosovës.