Besimtarët për Haxh nisen më 9 e 10 tetor

Prishtinë, 7 tetor 2012
Kryesia e BIK, njofton të gjithë besimtarët, të interesuarit dhe opinionin e gjerë se nisja e besimtarëve kosovarë për të kryer haxhin e sivjem bëhet ditën e martë dhe të mërkurë më 9 e 10 tetor) nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” për në Medinë të  Arabisë Saudite.

Për këtë qëllim, me kohë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e duhura, si regjistrimi i besimtarëve për Haxh, janë marrë vizat, është bërë vaksinimi si dhe janë kryer të gjitha proceduarat në Arabinë Saudite, akomodimi, transporti, etj.

Këtë vit nga Kosova për në vendet e shenjta, Mekë e Medinë, do të udhëtojë 880 besimtarë, nga ta 36 udhëheqës të grupeve të haxhinjëve, 4 udhëheqës kryesorë, si dhe ekipi mjekësorë prej 8 personash që do kujdeset për gjendjen shëndetësore të besimtarëve tanë atje.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…