Prishtinë, më 3 korrik 2024

Gjatë vizitës së tij në Mitrovicë, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi shkollën verore “Syno dhe ngrihu”, e cila është organizuar nga Departamenti i Gruas dhe Departamenti i të Rinjve.

Myftiu Tërnava përgëzoi mualimet për punën e tyre në edukimin e nxënësve, si dhe inkurajoi nxënësit që të mësojnë edhe më shumë, duke ua kujtuar vlerën dhe rëndësinë që ka mësimi në fenë islame.

Përveç mësimit të rregullt, gjatë këtij kursi veror do të mbahen edhe ligjërata me tema të ndryshme, siç janë: “Qasja me të tjerët”, “Familja, prehje dhe qetësi”, “Zgjedhja e shoqërisë”, “Qasja me të tjerët”, etj..

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Komunës së Osmangazit të Bursës

Prishtinë, më 5 korrik 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…