Prishtinë, më 3 korrik 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, në të cilin takoi administratën dhe anëtarët e këtij Këshilli.

Kryetari i Këshillit, Ekrem ef. Avdiu, shfrytëzoi rastin që ta njoh Myftiun Tërnava me punët dhe angazhimet e Këshillit, duke shprehur kështu falënderimet e tij për përkrahjen e vazhdueshme të Myftiut Tërnava dhe të Kryesisë për projektet e Këshillit.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, i falënderoi anëtarët e Këshillit dhe nëpërmes tyre tërë imamët për mundin dhe angazhimin e tyre, e më pas kërkoi nga ta që ta shtojnë angazhimin e tyre në shërbim të besimtarëve tanë, duke ua kujtuar atyre se një gjë të tillë e kemi amanet nga i Madhi Zot.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…