Prishtinë, më 4 korrik 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizitoi nxënësit e Akademisë së Kuranit “Hifdh Kids”.

Hafëzet, Rineta dhe Fatime Nitaj, së bashku me një grup prej 75 nxënësish e mirëpritën Myftiun Tërnava, me të cilin biseduan për tema të ndryshme, duke i parashtruar kështu pyetje të shumta lidhur me Kuranin, xhamitë, atdheun dhe fenë e bukur islame.

Myftiu Tërnava përgëzoi hafëzet për punën e tyre madhore me fëmijë, ndërsa fëmijët i porositi që ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre të artë që kanë nisur, atë të mësimit përmendsh të Kuranit fisnik. Ai i këshilloi fëmijët që t’i respektojnë prindërit, mësuesit dhe mbarë shoqërinë, të mësojnë e të arrijnë në jetë, ta duan kombin, në mënyrë që nesër t’i shërbejnë atij në çdo profesion që ata zgjedhin.

Në fund, ai premtoi përkrahjen e vazhdueshme për këtë Akademi, në mënyrë që kjo të avancojë edhe më shumë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…