Prishtinë, më 4 korrik 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim këshilltarin dhe politikanin nga Austria, z. Mag Ralf Drack, i cili shoqërohej nga Nikol Berisha, ligjërues në fushat e kompetencave digjitale dhe mediatike në Universitetin e Klagenfurtit.

Temë boshte e këtij takimi ishte toleranca fetare, integrimet dhe vlerat evropiane.

Myftiu Tërnava, me këtë rast, përmendi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës, në fushën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në vend. Ai tha se ndonëse ne jemi një vend i vogël, botës i japim shembullin më të mirë për tolerancë ndërfetare. Ai nuk la pa përmendur edhe aktivitetet e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe kontributin e këtij institucioni në fushën humanitare, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti”.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed”

Prishtinë, më 8 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…