Prishtinë, më 5 korrik 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Osmangazit të Bursës, z. Erkan Aydin.

Gjatë këtij takimi u diskutua për ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Turqisë për Kosovën në përgjithësi, por edhe për Bashkësinë Islame të Kosovës në veçanti. Ai shfrytëzoi rastin që të shpreh falënderimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për këtë përkrahje. Myftiu Tërnava tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin me organizatat turke, gjithnjë për të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve tanë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …