Prishtinë, më 29 tetor 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, bashkë me bashkëpunëtorët, sot ka qëndruar në Stamboll ku është pritur nga Myftiu i Myftinisë e Arnavutkoj-it, z. Arif Yeşiloğlu dhe Myftiu i Myftinisë së Bajrampashës, z. Recep Eren.
Në këto takime Myftiu Tërnava i njohu nikoqirët me organizimin e jetës fetare në Kosovë, me zhvillimin e institucioneve fetaro-arsimore të Bashkësisë Islame dhe me sfidat e shoqërisë kosovare.
Ai falënderoi Myftinën e Bajrampashës dhe popullin turk për ndërtimin e xhamisë “Bajrampasha Isa Beg” në Mitrovicë , si dhe për ndihmat e tjera që i ofrojnë Kosovës. Bajrampasha është njëra nga nënkomunat e Stambollit ku ka më së shumti shqiptarë.
Në fund, Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirët për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazore.