Prishtinë, më 28 tetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, pas vizitës në Gaziantep dhe Urfa, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar qytetin e lashtë historik të Mardinit, ku është pritur nga Myftiu Ali Hayri Çelik dhe guvernatori i Mardinit z. Mahmut Demirtaş. 

Pas takimeve zyrtare me myftiun dhe guvernatorin e Mardinit, Myftiu Tërnava ka vizituar edhe Manastirin e njohur “Deyrul Za’afaran”, ku është pritur nga mitropoliti i kishës Surjanite Saliba Özmen. Në këto takime Myftiu Tërnava i ka njohur bashkëbiseduesit me organizimin e jetës fetare në Kosovë, me kulturën, traditën e harmonisë dhe bashkëjetesës, si një nga virtytet e larta të popullit tonë. 

Në fund, Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirët për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Në Gjilan u shënua Mevludi – ditëlindja e Pejgamberit a.s.

Prishtinë, më 18 shtator 2024 Me këndim të Kuranit, ilahi dhe ligjëratë kushtuar jetës, ve…