Prishtinë, 9 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli, Besim ef. Berisha.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin dhe nëpunësit fetarë për kontributin dhe përkushtimin e tyre dhënë për mbarëvajtjen e jetës fetare në Prizren. Ai premtoi përkrahjen e vazhdueshme të Kryesisë dhënë për këshillat e BI-së në tërë Kosovën.

Kryetari Berisha e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për Këshillin e Prizrenit.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky Këshill, si dhe për tema të tjera me rëndësi për Këshillin e Prizrenit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…