Prishtinë, 9 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga drejtori i Medresesë së Mesme “Alaudin”, prof. Fadil ef. Hasani, ka vizituar sot paralelen e Medresesë “Alaudin” në Prizren.

Këta u mirëpritën nga koordinatori i Medresesë, Almedin ef. Ejupi, i cili e njohu Myftiun Tërnava me zhvillimin dhe me mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Myftiu Tërnava përgëzoi koordinatorin Ejupi dhe gjithë mësimdhënësit për angazhimin e tyre për ecurinë sa më të mirë të procesit mësimor. Ai edhe një konfirmoi përkrahjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për mbarëvajtjen dhe organizimin më efikas të procesit mësimor. Gjatë vizitës në Medrese, Myftiu Tërnava, vizitoi maturantët, të cilët i përgëzoi për përfundimin me sukses të Medresesë, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese në jetën akademike.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …