Prishtinë, më 1 korrik 2024
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Pejës, në të cilin u prit nga kryetari, Musli ef. Arifaj, administrata dhe anëtarët e këtij Këshilli.
Kryetari Arifaj e njohu për së afërmi Myftiun Tërnava me gjendjen faktike të Këshillit, si dhe me punët dhe angazhimet e këtij Këshilli. Myftiu Tërnava, ndërkaq, shfrytëzoi rastin që të flasë në pak fjalë për rolin, kontributin dhe angazhimin që duhet ta kenë hoxhallarët në shoqëri. Ai tha se amanetin që e kemi marrë mbi supet tona, atë të kumtimin të drejtë të fjalëve të Zotit dhe porosive të Pejgamberit a.s., duhet ta çojmë në vend.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…