Prishtinë, 17 nëntor 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli, dr. Valon ef. Myrta.
Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin dhe nëpunësit fetarë për kontributin dhe përkushtimin e tyre dhënë për mbarëvajtjen e jetës fetare në Gjakovë. Ai premtoi përkrahjen e vazhdueshme të Kryesisë dhënë për këshillat e BI-së në tërë Kosovën.
Kryetari Myrta e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për Këshillin e Gjakovës.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky Këshill, si dhe për tema të tjera me rëndësi për Këshillin e Gjakovës.
Më pas Myftiu Tërnava, mbikëqyri punimet në restaurimin e xhamisë “Mahmut Pasha” në Gjakovë, të cilat po realizohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, si dhe punimet në objektin kolektiv afarist-banesor në Çarshinë e Vogël të Gjakovës.
![](https://i0.wp.com/bislame.net/wp-content/uploads/2021/11/viber_image_2021-11-17_19-40-06-001.jpg?resize=850%2C383&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/bislame.net/wp-content/uploads/2021/11/viber_image_2021-11-17_19-41-46-245.jpg?resize=850%2C383&ssl=1)