Datë: 17 nëntor 2021
Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

1.Sekretar
2.Arkëtar
3.Referent për shërbime të varrimit

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të kenë të kryer:
    a) Sekretar: Medresenë, Fakultetin Juridik
    b) Arkëtar: të ketë të kryer Medresenë dhe Fakultetine Studimeve Islame në Republikën e Kosovës ose jashtë Kosovës (diploma e vërtetuar nga Kiyesia)
    c) Referent për shërbime të varrimit të ketë të kryer shkollën e mesme.

2. T’i përmbahet Kushtetutës së BIRK, Rregullores së punës, Vendimeve të Kryesisë, dhe Rregullores së punës së Këshillit

3. Të kenë përvojë pune:
a) Sekretar: 5 (pesë) vite përvojë pune në Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës,
b) Arkëtar: 2 (dy) vite përvojë pune,
c) Referent për shërbime të varrimit: 1 (një) vit përvojë pune

4. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative

5. Të jenë të aftë psiqikisht dhe fizikisht

6. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar

7. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës

Dokumentet që kërkohen të plotësohen:

  • Diploma e medresesë (shkollës së mesme) edhe ajo e fakultetit, (për pozitën Referent për shërbime të varrimit vetëm diploma e shkollës së mesme)
  • Çertifikata e lindjes (Ekstrakti)
  • Çertifikata mj ekësore — shëndetësore
  • Çertifikata që nuk është nën hetime
  • Vërtetimi për përvojën e punës
  • CV, kualifikimet dhe dëshmitë për aftësim profesional
  • Letëmjoftimi kopje

    Dokumentet duhet të dorëzohen në Këshillin e Bashkësisë Islame, Suharekë
    Dokumentet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit nuk do të shqyrtohen
    Konkursi mbetet i hapur 10 ditë pune nga dita e shpalljes në web-faqen e Kiyesisë së BIRK.
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…