Prishtinë, 4 mars 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Ferizajt, në të cilin u prit në takim nga kryetari Fehmi ef. Mehmeti dhe administrata e KBI-së.
Në këtë takim, prezentë ishin disa nga afaristët ferizajas, të cilët janë kontribues të rregullt në nismat e ndërmarra nga KBI-Ferizaj.
Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi afaristët për kontributin e tyre dhe çmoi lart angazhimin e tyre që të bashkëpunojnë me institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai vlerësoi gatishmërinë e tyre që asnjëherë nuk hezitojnë t’u përgjigjen thirrjeve për ndihmë sa herë dhe kudo që ka nevojë.