Prishtinë, 3 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Myftiu Tërnava fillimisht e uroi z.Ramosajn për mandatin e ri në krye të Komunës së Deçanit, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai tha se udhëheqja e Komunës para së gjithash duhet të shihet si një përgjegjësi karshi qytetarëve të saj.
Myftiu Tërnava më pas e njohu kryetarin Ramosaj edhe me mbarëvajtjen e aktiviteteve fetare në Kosovë në përgjithësi, e në veçanti në Komunën e Deçanit.

Nga ana e tij, kryetari Ramosaj falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkësinë Islame në përgjithësi, e në veçanti me Këshillin e Bashkësisë Islame të Deçanit.

Gjatë vizitës në Deçan, Myftiu Tërnava mori pjesë në promovimin e librit “Shekuj drite në Deçan”, të autorit, imamit Harun ef. Shabanajt, ku mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë

Prishtinë, më 14 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…