Datë: 8 mars 2022
Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
1. Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fshatit Vrellë
2. Muezin në xhaminë “Mulla Sherif Ahmeti” Lipjan

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
2. T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.


Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit (e vërtetuar te Noteri);
* Certifikata e lindjes;
* Certifikata shëndetësore;
* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
* Vërtetimi për përvojën e punës;
* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Lipjanit.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…