Prishtinë, më 3 korrik 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot qëndroi për vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Drenasit, në të cilin u prit nga kryetari Valon ef. Bequku, administrata dhe anëtarët e këtij Këshilli.

Myftiu Tërnava, pasi u njoh me punët dhe aktivitetet e Këshillit, shfrytëzoi rastin që t’i përgëzoi imamët dhe anëtarët e Këshillit për kontributin e tyre dhënë për mbarëvajtjen e jetës fetare. Ai tha se Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbetet e përkushtuar që të jetë pranë kërkesave të Këshillit të Drenasit për përmirësimin e kushteve infrastrukturore.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…