Gjatë qëndrimit në Abu-Dhabi,Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Ternava vizitoi Fondacionin “ Zayed bin Sulltan Al Nahjan për bamirësi dhe humanitet”, ku u prit nga drejtori gjeneral, Hamed Salem bin Kerdov Al Amiri.
Nikoqiri falenderoi Myftiun për vizitën duke theksuar se e çmon lartë këtë vizitë dhe e velërson shumë bashkëpunimin me BIRK-un.
Nga ana e tij Myftiu Tërnava falenderoi nikoqirin për mikëpritjen dhe e njohu me prosperiterin dhe zhvillimet në Kosovë duke theksuar nevojën e përkrahjes së zhvillimit të Kosovës në fusha të ndryshme.
Gjatë takimit të dy palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit, veçmas në realizimin e projekteve vakëfore për nevoja të BIRK-ut.
Gjithashtu Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për perkrahjen e EBA – së për ndërtimin e spitalit të Vushtrrisë, si dhe realizmin e projekteve të tjera në fusha të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…