101 tituj të Kryesisë së BIK-ut për bibliotekën “Hifzi Sylejmani” Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin 11 dhjetor 2019 Në kuadër të aksionit “Libri më afër lexuesit”, sot, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në Kryesinë e BIK-ut, z. Ramadan Shkodra, i shoqëruar nga përgjegjësi për literaturë z. Agim Gashi dhe nga zëvendëskryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, z.Idriz Gjigoli, vizituan bibliotekën “Hifzi Sylejmani” në Prishtinë.Këta u pritën nga drejtori i kësaj biblioteke z. Munish Hyseni, i cili i njohu mysafirët me punët, veprimtaritë dhe sfidat me të cilat përballet kjo bibliotekë.Nga ana e tij, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në BIK, z. Ramadan Shkodra, e njohu z. Hyenin me aktivitetet dhe historikun e veprimtarisë botuese të Kryesisë së BIK-ut, si dhe me aksionin e tyre “Libri më afër lexuesit”.Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhuroi për bibliotekën “Hifzi Sylejmani” të Prishtinës 101 tituj të botuar nga kjo Kryesi.Drejtori Hyseni falënderoi përzemërsish Kryesinë e BIK-ut për pasurimin e bibliotekës së tyre edhe me titujt nga Bashkësisë Islame e Kosovës.