Gjatë qëndrimit zyrtar në Egjipt, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava u prit edhe nga Myftiu i nderuar i Egjiptit prof. dr. Shevki Allam për të vendosur një nga hapat e parë të bashkëpunimit nderinstitucional në disa fusha me interes e në veçanti në fushën e ngritjes se kapaciteteve të kuadrit profesional në fushën e Fikhut gjegjësisht të Fetvave. 

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi Myftiun Alam për mikpritjen e ngrohtë dhe njoftoi Myftiun e Egjiptit për organizimin e jetës fetare në Kosovë dhe për institucionet fetare-arsimore të Bashkësisë Islame, si dhe kërkoi shqyrtimin e mundesisë  së bashkëpunimit sidomos në fushën e trajnimeve të specializuara.

Nga ana tij, Myftiu i Egjiptit prof. dr. Shewki allam, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e tij të plotë dhe të institucionit që drejton për të ndihmuar BIRK-un në ofrimin e eksperinecës dhe mundësisë që edhe studiues nga Kosova të përfitojnë nga programet e specializura në fushën e fetvasë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…