Myftiu Tërnava u prit nga imami i madh i Al Az’harit, prof. dr. Ahmed Tajjib

Pas përfundimit të Konferencës së organizuar nga Al Az’hari mbi “Përtëritjen e Mendimit Islam”, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava u prit nga shkëlqesia e tij imami i madh i Al Az’harit në audiencën e tij. Myftiu Tërnava e falënderoi imamin Ahmed Tajjib për ftesën që Kosova të jetë pjesë e kësaj konferenca kaq të rëndësishme për botën islame dhe jo vetëm. Po ashtu Myftiu shfrytëzoi nga rasti që të kërkoi nga shkëlqesia e tij intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Bashkësisë Islame dhe al Az’harit, sidomos në fushën e arsimit dhe ngritjes profesionale të nëpunësve të Bashkësisë Islame të Kosovës, si të imamëve dhe të profesorëve etj.
Nga ana e tij, imami i madh prof. dr. Ahmed Tajjib falënderoi Myftiun Tërnava për pjesëmarrje në Konferencë dhe për kontributin e tij në seancat e punës së kësaj konference. Ai po ashtu i shprehu Myftiut gatishmërinë institucionale për mbështetjen e studentëve nga Kosova dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të arsimit qoftë në kuadër të Universitetit të A’zharit po ashtu edhe ne Akademinë Ndërkombëtare të Az’harit për trajnime.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…