Myftiu Tërnava po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë mbi ” Përtëritjen e mendimit islam“ që po mbahet në Kajro Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Kajro, 28 janar 2020 Me ftesë të Shejh el Ezherit, Imamit të Madh, prof. dr. Ahmed Tajjib, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë mbi ” Përtëritjen e mendimit islam”, ku po marrin pjesë dijetarë, intelektualë, myftinj e ministra të çështjeve fetare nga më shumë se 41 shtete të ndryshme nga mbarë bota islame. Konferenca do të zgjasë dy ditë dhe do të jetë e ndarë në shtatë seanca. Temat kryesore të seancave janë këto: kornizat e përtëritjes, mekanizmat e përtëritjes, përmirësimi i koncepteve të gabuara, përtërirja në fushën e çështjeve familjare dhe femrës, roli i institucioneve fetare dhe akademike në përtëritjen e mendimit islam, përtërirja dhe siguria shoqërore dhe sfidat e përtërirjes.