Me rastin e tërmetit që goditi dje Turqinë, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava i ka dërguar letër ngushëllimit homologut të tij, kryetarit të DIJANET-it, dr. Ali Erbash, në të cilën shkruan:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ndan dhembje me vëllezërit e tyre turq pas tërmetit që goditi zonën Elazig dhe disa fshatra përreth. Edhe me këtë rast, e lusim Zotin xh.sh që të vdekurit t’i shpërblejë me xhenet, të plagosurit t’i shërojë sa më shpejt, dhe familjeve të të vdekurve Zoti iu faltë durim që ta kapërcejnë këtë gjendje të rëndë sa më lehtë. Në këto ditë të vështira për popullin turk, Bashkësia Islame e Kosovës, por edhe tërë populli i Kosovës ndan dhembje me ju dhe në çdo situatë është me ju. Ndaj, pranoni ngushëllimet dhe lutim Zotin që të falë mëshirë dhe begati për Turqinë edhe në këtë momente të vështira nëpër të cilat po kalon pas tërmetit të fuqishëm që goditi disa rajone të zonës Elazig!

Myftiu i Kosovës: Naim Tërnava

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë

Prishtinë, më 14 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…