Dubai, 7 shkurt 2019

Myftiu Tërnava u prit nga Dr. Mirza As Saeg anëtar i këshillit drejtues i fondacionit Al Maktoum, si dhe shef i kabinetit të Ministrit të Financave të EBA.

Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për përkrahjen e EBA-së ofruar Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe falënderoi Qeverinë dhe popullin e këtij vendi bujar, cili pa ndërprerë po ofron përkrahje dhe ndihma për projekte të ndryshme. Gjithashtu Myftiu falënderoi Ministrin e Financave te EBA sheikun Hamdan bin Rashed Al Mektum për përkrahjen e ofruar BIK-ut në realizimin e projekteve të ndryshme. Myftiu ftoi z. Mirza për një vizitë në të ardhmen e afërt Kosovës.

Nga ana e tij nikoqiri falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën duke konfirmuar qëndrimin zyrtar të EBA-së dhe vazhdimësinë e përkrahjes së Kosovës, si dhe cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyeshme.

Myftiu Naim ef. Tërnava në këtë takim ishte i shoqëruar nga ndihmës sekretari i BIK-ut, Rexhep ef. Luma dhe shefi i kabinetit Besim ef. Mehmeti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…