Abu Dabi, 5 shkurt 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava u prit në takim nga këshilltari për çështje ligjore dhe fetare të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Sayed Ali Al Hashimi. Në këtë takim myftiu Tërnava shprehu falënderime të veçanta për udhëheqësit dhe popullin e EBA-së, të cilët kanë ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj në situatat më të rënda, si dhe kanë ndihmuar në konkretizimin e shumë projekteve anekënd Kosovës, ndaj për këtë u shprehë shumë mirënjohës dhe luti Zotin që t’u jap të mirat në këtë dhe botën tjetër. Duke theksuar se ky bashkepunim ende vazhdon ne realizimin e projekteve të ndryshme.
Myftiu Tërnava poashtu theksoi rolin dhe angazhimin që ka Bashkësia Islame e Kosovës që në vend të mbretëroi një ambient i qetë, ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë në paqe dhe harmoni mes vete. Ai po ashtu shtroi nevojën që edhe më shumë të ndihmohet Kosova dhe të lobohet edhe më në integrimin e Kosovës në organizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë.
Nga ana e tij nikoqiri Al Hashimi falenderoi Myftiun Ternava për këtë vizitë shumë domethenëse për të.
Duke shprehur përkushtimin e udheheqësisë së EBA- së në pëkrahje të Kosovës në të gjitha fushat.
Në këtë pritje të organizuar në nder të vizitës së Myfiut në EBA ishin prezent edhe dijetari i njohur nga Arabia Saudite dr. Abdullah Al Muslih, përgjegjësi për projektet e jashtme në fondacionin “Muhamed bin Rashid al Maktum”, Saleh Abdullahu, si dhe i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në EBA, Amir Ahmeti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…