Prishtinë, 13 dhjetor 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot, në Abu Dhabi u prit në takim nga dr. Matar Al-Kaabi, kryetar i autoritetit federal për Vakafe dhe Çështje Fetare të Emirateve të  Bashkuara Arabe. Ai fillimisht falënderoi Myftiun për vizitën dhe e njohu me aktivitetet e institucionit më të lartë shtetëror për Vakafe dhe Çështje Fetare në EBA. Myftiu Tërnava e falënderoi nikoqirin për ftesën, duke i shprehur konsideratat më të larta të popullit të Kosovës dhe duke falënderuar EBA-në për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën gjatë periudhave të ndryshme.Myftiu e njohu nikoqirin edhe me organizimin e jetës fetare në Kosovë, me punën dhe veprimtarinë e BIRK-ut, duke u ndalur veçanërisht në vlerat e larta të kultivimit të tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar, si vlerë e artë e popullit të Kosovës. Gjatë takimit, të dy palët u dakorduan për përgatitjen e një protokolli të bashkëpunimit mes BIRK-ut dhe autoritetit federal për Vakafe dhe Çështje Fetare të EBA-së.

Gallery Wordpress

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Udhëheqësit e bashkësive fetare islame shqiptare vizituan ministrin për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh

Prishtinë, më 22 prill 2024 Udhëheqësit e bashkësive fetare islame, Myftiu Naim ef. Tërnav…