Ligjëratë me temën: “Arkitektura Islame dhe tipologjia e xhamive në Kosovë”

Në objektin e Medresesë “Alauddin” në Prizren, me nismën dhe organizimin e Departamentit për të Rinj pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit; u mbajt ligjëratë me temën: “Arkitektura Islame dhe tipologjia e xhamive në Kosovë”. Ligjërues ishte arkitekti i BIRK-ut, mr.sc. Sami Isufi.
Në ligjëratë u shjegua për rolin dhe historikun e xhamive në përgjithësi. U paraqitën tri lloje kryesore arkitektonike të xhamive tona, duke filluar prej llojit në periudhën e parë të depërtimit të Islamit në trojet tona, pastaj lloji në periudhën osmane dhe në fund u fol më gjerësisht për tipologjinë e ndërtimit të xhamive në kohën tonë.
Në këtë takim ishin të pranishëm arkitektë dhe studiues të ndryshëm dhe hoxhallarë nga rajoni i Prizrenit.
Në emër te organizatorëve, të pranishmit i përshëndeti kryetari i KBI-së së Prizrenit Besim ef. Berisha.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…