Prishtinë, 11 dhjetor 2017

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga mr. Besim Mehmeti, asistent në kabinet, me ftesë të Qeverisë së EBA-së , po merr pjesë në sesionin e katërt të Forumit Ndërkombëtar “Promovimi i Paqes në Shoqëritë Islame”, që po mbahet në kryeqytetin e Emirateve Abu Dhabi.
 Ky forum organizohet nën patronatin e Qeverisë së Emirateve, përkatësisht MPJ-së dhe zgjat 3 ditë.
 Forumi u hap me lexim te Kuranit .
Ne vijim, fjalën hapëse e mori sheikhu Nehjan bin Mubarak Al Nahjan, ministri i Tolerancës në EBA. 
Ai u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve duke theksuar përkushtimin e qeverisë së EBA-së në manifestim dhe përhapje të tolerancës. Dhe ai si ministër i parë ne botë për Tolerancë do te bashkëpunoj me të gjithë ata të cilët përhapin paqe.
 Në vazhdim folën dijetari i mirënjohur i botes islame, Abdullah bin Bejja njeherit kryetar i forumit. Ai u fokusua në obligueshmerin e përqendrimit dhe forcimit të paqes duke luftuar çdo lloj të ekstremizmit dhe radikalizmit.
 Në hapje folën edhe sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame Dr. Abdulkerim al Isa, dr. Abas Shofan zv. Kryetari i Azharit, ministri për Çështje Fetare në Maroko Ahmad Tevfik, ministri për Çështje Fetare i Indonezisë dr. Lukman Sejfudin, ministri për Çështje Fetare i Pakistanit dr. Serdar Jusuf, dr. Adama Ding këshilltar i sekretarit gjeneral të OKB-së për ndalimin e gjenocidit, ministri për Çështje Fetare i Qeverisë së Abu Dhabit dr. Maatar al Kaabi.

Gallery Wordpress

Gjatë këtyre ditëve forumi do të diskutoi rreth temave të shumta të cilat kanë për qëllim përforcimin e paqes në shoqëritë Islame dhe analizën e faktorëve që kërcënojnë paqen si dhe luftimin e islamofobisë në vende të ndryshme të Botës.
 Vlen të theksohet se Bashkësia Islame e Kosovës në këtë forum do të paraqet përvojat e saja në luftimin e dukurive të ekstremizmit dhe radikalizmit si dhe islamofobisë në Kosovë. Ku do të paraqitet me kumtesë prof. Besa Ismaili prodekane në FSI. 
Në këtë forum po marrin pjesë përfaqësues të shumë shteteve nga e mbarë bota, duke përfshirë Ministra, Myftinj, Udhëheqës të bashkësive islame dhe shumë ulema e personalitete fetare nga Bota islame.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…