Prishtinë, më 17 maj 2022


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit në Xhide në takim nga ministri i Çështjeve Fetare i Arabisë Saudite, dr. Abdul-Latif al-Shejh.
Fillimisht dr. Abdul-Latif al-Shejh, i dëshiroi mirëseardhje Myftiut Tërnava, duke e çmuar lart vizitën e tij. më pas ai theksoi se Arabia Saudite, populli i saj, Qeveria dhe mbreti i saj, Selman bin Abdulaziz al-Saud, janë të përkushtuar për bashkëpunim, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë popujt myslimanë të botës dhe popujt e tjerë miq. Ai theksoi se populli i Kosovës gëzon respekt dhe simpati të veçantë nga Qeveria dhe populli saudit, duke vënë në pah kështu rëndësinë e thellimin të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ministri saudit shprehu përkushtimin e madh të Arabisë Saudite për luftimin e ekstremizmit, terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe për respektimin e të gjitha besimeve për një bashkëjetesë të mirëfilltë pa dallim feje, race, gjuhe dhe etnie.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi Mbretërinë e Arabisë Saudite për përkrahjen e ofruar për Kosovën në periudha të ndryshme dhe në fusha të ndryshme. Ai më pas e njohu nikoqirin me punën dhe aktivitetet e Bashkësisë Islame të Kosovës, me sfidat që ka ky institucion, në veçanti gjatë dhe pas periudhës së ballafaqimit me pandeminë Covid-19, duke theksuar kështu përkushtimin e BIK-ut për kultivimin e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare ndërmjet qytetarëve të Kosovës.
Gjithashtu Myftiu Tërnava e njohu ministrin për zhvillimet e fundit në rajon dhe ndikimin e ndodhive të ndryshme në zhvillimet në rajon, duke kërkuar nga ministri saudit angazhim më të theksuar në arenën ndërkombëtare, sidomos për lobimin për njohje të reja të shtetit të Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu falënderime për mikpritjen dhe bujarinë e ofruar gjatë kësaj vizite, duke veçuar respektin për udhëheqësin saudite për kujdesin e Dy Xhamive të Shenjta, asaj në Meke dhe në Medine, si dhe për shërbimet e ofruara për vizitorët e tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…