Prishtinë, më 17 maj 2022

Sot, drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof.Sabri ef. Bajgora, u prit nga sekretari gjeneral i Qendrës për Hulumtime Islame (ISAM) dr. Fahrettin ERGÜN.

Drejtori Bajgora e njohu nikoqirin për aktivitetet e IHSI që nga themelimi, e pastaj u bisedua gjerësisht edhe për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha, sidomos në hulumtimin e dokumentacioneve nga periudha osmane që kanë të bëjnë me shqiptarët, përkatësisht ulematë shqiptarë, xhamitë, medresetë dhe përgjithësisht me trashëgiminë islame përgjatë shekujve të kaluar.

Në këtë takim u bisedua edhe për disa projekte të përbashkëta, të cilat do të mund të realizoheshin mes dy Institucioneve si p.sh. përkthimi i pjesërishëm i Enciklopedisë Islame të botuar nga ISAM-i, sidomos zërat apo njësitë që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe Ballkanin.

Shpresojmë se ky projekt së shpejti mund të nisë për t’u pasuar edhe me projekte të tjera, që do të kontribuojnë për ndriçimin e të kaluarës sonë.

Drejtori Bajgora, po ashtu, pati një takim pune edhe me drejtorin e Bibliotekës së ISAM-it, z. Mustafa Birol Ülker,i cili dha sugjerimet e tij për hapat që duhen ndjekur nga IHSI, në formimin e një Biblioteke moderne e cila do t’u vihej ne dispozicion studiuesve nga mbarë trojet shqiptare.

Ai u shpreh i gatshëm që të ndajë përvojat e tij në këtë drejtim, deri në funksionalizimin e plotë të Bibliotekës së IHSI.

Në shoqërim të drejtori Bajgora ishte PHD (c) Besir Neziri, anëtar i Këshillit Drejtues të IHSI, i cili pikërisht në ISAM filloi hapat e tij të parë drejt majave te shkencës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…