Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, më datën 24 shtator 2020, vizitoi ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, ku u prit nga ambasadori Fayez Mishari Al-Jassim-i.

Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin për punën dhe për kontributin e tij për intensifikimin e bashkëpunimit dhe për thellimin e miqësisë ndërmjet Kuvajtit dhe Shqipërisë e Kosovës. Myftiu e falënderoi ambasadorin veçanërisht për angazhimin e tij të pambarim në përkrahje të projekteve të BIK-ut dhe për faktin që Ministria e Punëve te Jashtme të shtetit të Kuvajtit ka shprehur konsiderata të larta për BIK-un duke e konsideruar ndër bashkëpunëtorët e saj më të besueshëm.

Duke pasur parasysh se ambasadori Fayez Mishari Al-Jassim-i është afër përfundimit të mandatit si ambasador ne Shqipëri dhe në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Myftiu Ternava i dha mirënjohje ne emër te BIK-ut dhe e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe për përkrahjen e sinqertë.

Myftiu Tërnava dhe ambasadori kuvajtian Al-Jassim-i diskutuan për format si të bashkërendohen sa më mirë punët për realizimin e projekteve kuvajtiane në Kosovë si dhe u dakorduan që në të ardhmen të intensifikohet bashkëpunimi.

Në këtë takim, ambasadori Fayez Mishari Al-Jassim-i ripohoi mbështetjen e madhe që ka Kosova nga shteti dhe populli i Kuvajti dhe shprehu gatishmërinë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe për rritjen e përkrahjes për BIK- un, sidomos për projekte infrastrukturore.

Në këtë vizitë Myftiu Tërnava shoqërohej nga shefi i kabinetit të tij, mr. Besim Mehmeti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…