Myftiu Tërnava priti në takim trajnuesin e organizatës “Ringjallja e Trashëgimisë Islame”, z. Ahmet Hafidh

Prishtinë, 26 tetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava sot priti në takim trajnuesin-përfaqësuesin e organizatës “Ringjallja e Trashëgimisë Islame” nga Kuvajti, z. Ahmet Hafidh. Myftiu Tërnava falënderoi mysafirin për kontributin e dhënë, e përmes tij shprehu edhe falënderimet e veçanta për qeverinë dhe popullin e Kuvajtit për ndihmën dhënë Kosovës.

Ahmet Hafidh falënderoi myftiun për pritjen dhe tha se ky trajnim është tejet me rëndësi për brezat e rinj, pasi që është një sistem i ri mësimor i përshtatshëm për leximin e gjuhës arabe dhe të texhvidit.

Ahmet Hafidh mbajti trajnim me imamë rreth librit “Lexo dhe Avanco” në rajonet e ndryshme të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Delegacioni i Kryesisë së BIK-ut qëndroi për vizitë në Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së

Prishtinë, më 1 prill 2023 Në kuadër të bashkëpunimit të mirë ndërmjet Bashkësisë Islame t…