Prishtinë, 27 tetor 2018

Në mbledhjen e sotme,Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës zgjodhi Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës.

Trupin Zgjedhor të Bashkësisë Islame të Kosovës e përbëjnë 60 anëtarë (30 anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, 28 kryetarët e këshillave vendorë , dekani i FSI-së dhe drejtori i Medresesë).

Kandidatë të propozuar për Myfti ishin Naim Tërnava dhe Reshat Mexhidi.

Tërnava mori 52 vota, ndërsa kundërkandidati Reshat Mexhiti 6 vota, dy vota ishin të pavlefshme.

Pas zgjedhjes, Myftiu Tërnava para Trupit Zgjedhor paraqiti për miratim edhe anëtarët e Kryesisë: Ahmet Ramën për rajonin e Prishtinës, Ejup Hazirin për rajonin e Mitrovicës, Musli Arifajn për rajonin e Pejës, Valot Myrtën për rajonin e Gjakovës, Reshat Mexhidin për rajonin e Prizrenit, Fehmi Mehmetin për rajonin e Ferizajt, Ilmi Krasniqin për rajonin e Gjilanit dhe Sulejman Fejzullahun për rajonin e Preshevës. [srizonfbalbum id=13] Trupi Zgjedhor me shumicën absolute të votave miratoi përbërjen e Kryesisë së BIK-ut.
Ndërkaq, po sot paradite u bë edhe konstituimi i Kuvendit të ri të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Pas verifikimit të mandateve të kuvendarëve, u bë edhe zgjedhja e kryetarit, nënkryetarit dhe komisioneve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës u zgjodh Ajni Sinani, ndërsa nënkryetar Agim Hyseni.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas

Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…