Prishtinë, 26 tetor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava sot priti në takim trajnuesin-përfaqësuesin e organizatës “Ringjallja e Trashëgimisë Islame” nga Kuvajti, z. Ahmet Hafidh. Myftiu Tërnava falënderoi mysafirin për kontributin e dhënë, e përmes tij shprehu edhe falënderimet e veçanta për qeverinë dhe popullin e Kuvajtit për ndihmën dhënë Kosovës.
Ahmet Hafidh falënderoi myftiun për pritjen dhe tha se ky trajnim është tejet me rëndësi për brezat e rinj, pasi që është një sistem i ri mësimor i përshtatshëm për leximin e gjuhës arabe dhe të texhvidit.
Ahmet Hafidh mbajti trajnim me imamë rreth librit “Lexo dhe Avanco” në rajonet e ndryshme të Kosovës.