Prishtinë, 9 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.

Myftiu Tërnava fillimisht e uroi z.Totajn për mandatin e ri në krye të Komunës së Prizrenit, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai tha se udhëheqja e Komunës para së gjithash duhet të shihet si një përgjegjësi karshi qytetarëve të saj.

Myftiu Tërnava më pas e njohu kryetarin Totaj edhe me mbarëvajtjen e aktiviteteve fetare në Kosovë në përgjithësi, e në veçanti në Komunën e Prizrenit.

Nga ana e tij, kryetari Totaj falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkësinë Islame në përgjithësi, e në veçanti me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…