Prishtinë, 7 korrik 2021 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim një grup deputetësh të Parlamentit të Kosovës i përbërë nga Eman Rrahmani, Gramos Agusholli, Nijazi Isaku dhe Visar Korenica. Myftiu Tërnava iu dëshiroi mirëseardhje deputetëve dhe i njohu ata me punën, angazhimin dhe funksionimin e institucionit të BIK-ut dhe jetës fetare në përgjithësi. 

Edhe deputetët falënderuan Myftiun Tërnava për pritjen dhe njëherësh shprehën mirënjohjen për kontributin e Myftiut Tërnava dhe të BIK-ut  që Kosova është shtet ku respektohet liria, harmonia e toleranca fetare dhe që komunitetet fetare jetojnë në paqe dhe siguri të plotë, si dhe Kosova është shembull për harmoni e tolerancë fetare. 

Në këtë takim po ashtu u theksua edhe mundësia e bashkëpunimit të përgjithshëm për të mirën e qytetarëve në përgjithësi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…