Prishtinë,  6 korrik 2021 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava sot ka pritur në takim një delegacion nga Forumi Musliman Evropian  (EMF) i kryesuar nga Presidenti  tij, Abdulvahed Niyazov. 

Në këtë takim njohës, Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje mysafirëve duke I falënderuar për vizitën  dhe më pas I njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim.  A i më pas njohu z. Niyazov me punën dhe angazhimin permanent që po tregon BIRK-u në përballje me pandeminë globale COVID-19, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur me institucionet shtetërore në luftimin e kësaj sëmundje ngjitëse, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë dhe më me pak pasoja. 

Nga ana e tij, Presidenti i  Forumit Musliman Evropian  (EMF)  Abdulvahed Niyazov, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen  dhe janë impresionuar nga të arriturat që ka shënuar Kosova në periudhën e pasluftës. Ai më pas  çmoi kontributin e BIK-ut në ndërtimin e institucioneve si dhe për frymën e tolerancës dhe harmonisë fetare që ka Kosova. Ai më pas tha se janë të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen. 

Në fund, Myftiu Tërnava ia dhuroi emblemën e Kryesisë së BIK-ut z.Abdulvahed Niyazov. Delegacioni në agjendë  ka vizitën e Medresesë Alauddin Prishtinë, Fakultetin e Studimeve Islame si dhe disa  xhamish historike në Kosovë 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas

Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…