1 nëntor 2019
Sot, Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion të lartë nga Ministria e Arsimit të Republikës së Turqisë, në krye me z. Nazif Yilmaz – Drejtor i përgjithshëm për arsimin fetar në Ministrinë e Arsimit, i shoqëruar nga drejtori i shkollës së Mesme Imam Hatib Omer Halis Demir nga Ankaraja, të cilët po vizitojnë vendin tonë me ftesë te Drejtorisë së Medresesë “Alaudin” me rastin e mbajtjes së Garave Kuranore në nivel të medreseve nga shtetet e Ballkanit.
Myftiu Tërnava falënderoi z.Yilmaz për vizitën dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Medresenë tonë “Alauddin” në Prishtinë dhe theksoi nevojën e intensifikimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në fusha dhe nivele të ndryshme të arsimit.
Nga ana tij z. Nazif Yilmaz falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe çmoi lart angazhimin dhe kontributin e Bashkësisë Islame për ngritjen e institucioneve edukativo arsimore, në veçanti rolin e Medresesë për zhvillimin e arsimit fetar në Kosovë.