Prishtinë, më 4 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim reisin e Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat ef. Fejziç, i cili shoqërohej nga zëvendësi i tij, Omer ef. Kajoshaj.

Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje mysafirëve në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas i njohu ata edhe me aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion.

Format dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional ishin ndër temat kyçe, të cilat u diskutuan gjatë këtij takimi. Myftiu Tërnava u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani ndërmjet dy institucioneve, të vazhdohet dhe të intensifikohet edhe më tej, duke pasur parasysh se në Mal të Zi, jetojnë edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, që i përkasin besimit islam.

Nga ana e tij, reisi Fejziç, fillimisht uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të BIK-ut, duke shprehur kështu konsideratën dhe falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur si institucion me Bashkësinë Islame të Malit të Zi.

Në fund të takimit, të dy myftitë shfrytëzuan rastin që të urojnë njëri-tjetrin për ardhjen e muajit të bekuar Ramazan, duke lutur Zotin e Madhëruar që të kemi agjërim dhe ibadete të pranuara.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…