Prishtinë, më 4 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Fondacionit “Shejh Zayed” të Emirateve të Bashkuara Arabe, në përbërje të z. Maxhid al Mansuri, znj. Aljae al Ubejdli, znj. Shejhata al Bulushi dhe znj. Menaal al Vahbi.

Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu ata me punët dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, sidomos në fushën humanitare, të cilën e përfaqëson Shoqata “Bereqeti”, që vepron në kuadër të Kryesisë së BIK-ut. Ai falënderoi përfaqësuesit e Fondacionit për ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që kanë treguar për popullin e Kosovës. Myftiu Tërnava falënderoi posaçërisht Fondacionin “Shejh Zayed” për kontingjentin me rroba që tash së fundmi kanë dërguar në Kosovë, e të cilat do t’i shpërndajë Shoqata “Bereqeti” përmes koordinatorëve të saj anekënd Kosovës. Myftiu tha se ne, gjithherë do të jemi të gatshëm për një bashkëpunim me Fondacionin “Shejh Zayed”, duke parë kështu edhe mundësitë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi edhe në fusha të tjera.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondacionit, falënderuan Myftiun Tërnava për pritjen, duke shprehur kështu gatishmërinë e tyre që të jenë gjithnjë prapë popullit të Kosovës, në çfarëdo forme që kërkohet një gjë e tillë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed”

Prishtinë, më 8 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…