Me këndimin e tekbireve dhe para një numri të madh të besimtarëve, sot në Zhegër të Gjilanit, u hap xhamia e re.

Kjo xhami, me një arkitekturë dhe dizajn të mrekullueshëm, u prit me entuziazëm nga të gjithë banorët. Puna që kishte filluar më 2019, u konkretizua sot me hapjen e kësaj xhamie.

Ceremonia e hapjes filloi me fjalën e Zotit, me leximin e disa ajeteve kuranore nga Xhelal ef. Kaloshi.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, u shpreh i kënaqur me punën që është bërë në ndërtimin e kësaj xhamie, për çka falënderoi besimtarët që kanë ndihmuar në ndërtimin e saj.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, tha se hapja e kësaj xhamie në prag të muajit të bekuar Ramazan, e bën edhe më të bukur dhe unike. Ai uroi të gjithë banorët e fshatit për këtë xhami, duke i falënderuar kështu për kontributin e tyre të vazhdueshëm që kanë dhënë për ndërtimin e kësaj xhamie. Ai tha se me hedhjen e gurthemelit të kësaj xhamie, ata që kanë kontribuar për të, kanë hedhur edhe gurthemelin e shtëpive të tyre në Xhenet.

Pjesë e ceremonisë hapëse të kësaj xhamie ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se ndërtimi i kësaj xhamie është shembull tejet i mirë i asaj se çfarë mund të bëhet së bashku si shoqëri.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…