Prishtinë, 22 shkurt 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e qendrës “King Salman Humanitarian Aid & Relief Centre” (Mbreti Selman për Humanizëm), z. Basheer Saleem al-Sharari dhe Abdulaziz Muhamed al-Teeq, të cilët shoqëroheshin nga përfaqësuesi i ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Najef al Mudhejan.

Myftiu Tërnava fillimisht iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas i njohu ata me funksionimin dhe me të arriturat e institucionit të BIK-ut. Fokus të veçantë në këtë takim, Myftiu Tërnava i dha anës humanitare, më konkretisht, mysafirët i njohu me punët dhe angazhimet e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava falënderoi mysafirët dhe nëpërmes tyre shtetin e Arabisë Saudite, për përkrahjen e dhënë për popullin e Kosovës në të gjitha fushat, e me theks të veçantë në fushën e bamirësisë.

Nga ana e tyre, mysafirët shprehën gatishmërinë e tyre, por edhe të qendrës ku veprojnë që ta ndihmojnë popullin e Kosovës dhe ta përkrahin institucionin e Bashkësisë Islame, më konkretisht Shoqatën “Bereqeti” në projektet e tyre humanitare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …