Myftiu Tërnava priti në takim shefen e re të UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

Prishtinë, 22 shkurt 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e re të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, njëherësh shefen e re të UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh.

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi mirëseardhje znj. Ziadeh në institucionin e BIK-ut, si dhe e uroi atë për marrjen e detyrës së re si shefe e UNMIK-ut, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin që ajo e udhëheq.

Ai më pas e njohu mysafiren me funksionimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion. Myftiu Tërnava vlerësoi lart bashkëpunimin e deri tanishëm ndërmjet BIK-ut dhe UNMIK-ut, si dhe shprehu gatishmërinë që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, znj. Caroline Ziadeh, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për punën që ai dhe institucioni i BIK-ut po bëjnë për mbarëvajtjen e jetës fetare në vend. Ajo vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës për kultivimin e dialogut ndërfetar e ndëretnik, si dhe për promovimin e vlerave të tolerancës dhe të bashkëjetesës në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në Konferencën e 14 Ndërkombëtare për dialogun ndërfetar në Doha të Katarit

Prishtinë, më 24 maj 2022 Nën patronazhin e shkëlqesisë së tij, sheikh Khalid bin Khalifa …