Myftiu Tërnava takoi kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza

Prishtinë, 23 shkurt 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga zv.kryeimami Fatmir ef. Iljazi dhe nga kryetari i Këshillit të BI-së së Mitrovicës, Enis ef. Rama, kanë takuar sot kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamzën, me të cilin kanë biseduar për bashkërendimin e punëve në shërbim të qytetarëve, duke vënë në spikamë vlerën e madhe të kombit shqiptar për tolerancën ndërfetare.

Myftiu Tërnava fillimisht uroi kryetarin Hamza për detyrën e re, duke shprehur se, përveç që është privilegj që të jesh në shërbim të qytetarëve është një përgjegjësi shumë e madhe. Ai vlerësoi vullnetin e Komunës për një bashkëpunim të mirë me Bashkësinë Islame.

Ndërkaq, kryetari Hamza, tha se bashkëpunimi me Bashkësinë Islame, me imamët dhe me xhematin e Mitrovicës do të jetë në nivelin më të lartë. Ai tha se së bashku do të kontribuojmë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim, për kultivimin e harmonisë dhe tolerancës ndërfetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në Konferencën e 14 Ndërkombëtare për dialogun ndërfetar në Doha të Katarit

Prishtinë, më 24 maj 2022 Nën patronazhin e shkëlqesisë së tij, sheikh Khalid bin Khalifa …