Prishtinë, 6 korrik 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava sot ka pritur në takim një delegacion nga Forumi Musliman Evropian (EMF) i kryesuar nga Presidenti tij, Abdulvahed Niyazov.
Në këtë takim njohës, Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje mysafirëve duke I falënderuar për vizitën dhe më pas I njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim. A i më pas njohu z. Niyazov me punën dhe angazhimin permanent që po tregon BIRK-u në përballje me pandeminë globale COVID-19, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur me institucionet shtetërore në luftimin e kësaj sëmundje ngjitëse, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë dhe më me pak pasoja.
Nga ana e tij, Presidenti i Forumit Musliman Evropian (EMF) Abdulvahed Niyazov, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe janë impresionuar nga të arriturat që ka shënuar Kosova në periudhën e pasluftës. Ai më pas çmoi kontributin e BIK-ut në ndërtimin e institucioneve si dhe për frymën e tolerancës dhe harmonisë fetare që ka Kosova. Ai më pas tha se janë të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen.
Në fund, Myftiu Tërnava ia dhuroi emblemën e Kryesisë së BIK-ut z.Abdulvahed Niyazov. Delegacioni në agjendë ka vizitën e Medresesë Alauddin Prishtinë, Fakultetin e Studimeve Islame si dhe disa xhamish historike në Kosovë