Prishtinë, më 2 qershor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim nënkryetarin e xhamisë “Mesxhidi Nur” në Fraunfeld të Zvicrës, z. Xhabir Shala.

Myftiu Tërnava e falënderoi z. Shala për vizitën dhe për gjithë kontributin që janë duke dhënë për mirëqenien e besimtarëve myslimanë shqiptarë atje. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që edhe më tej të vazhdohet dhe të intensifikohet bashkëpunimi me qendrat dhe xhamitë në diasporë.

Nga ana e tij, nënkryetari Shala shprehu falënderimet e tij për ndihmën e ofruar nga Bashkësia Islame e Kosovës sa herë që është kërkuar një gjë e tillë. Gjatë këtij takimi nënkryetari Shala dorëzoi te Bashkësia Islame e Kosovës shumën e vitrave të mbledhura nga mërgimtarët tanë.

Gjatë kësaj vizite, nënkryetari Shala, vizitoi edhe Institutin për Hulumtime dhe Studime Islame, në të cilin u mirëprit nga drejtori i saj, prof. Sabri ef. Bajgora.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…