Prishtinë, më 1 qershor 2023

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava, shqyrtoi raportin mbi aktivitetin gjatë muajit Ramazan 2023, raportin mbi zekatin dhe sadekatul-fitrin për këtë vit, parapërgatitjet për Haxhin 2023, si dhe shqyrtoi lëndë të ndryshme dhe mori vendime në bazë të kompetencave që i takojnë kësaj Kryesie.

Myftiu Tërnava shprehu falënderimin e tij për gjithë anëtarët e Kryesisë, si dhe për të gjithë punëtorët e BIK-ut për kontributin dhe mundin që janë duke dhënë në shërbim të ngritjes së fjalës së Allahut xh.sh.. Ai tha se kjo është një përgjegjësi që e kemi marrë mbi supet tona, andaj duhet të tregohemi të matur për këtë amanet, por edhe të guximshëm bazuar në përgjegjësinë tonë që kemi si para Zotit ashtu edhe para besimtarëve tanë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…