Prishtinë, më 31 maj 2023

Drejtoria e Haxhit dhe Umres pranë Kryesisë e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti mbledhjen e saj parapërgatitore me udhëheqësit e grupeve të haxhive për këtë vit. Mbledhjen e kryesoi drejtori i Haxhit dhe Umres, Vedat ef. Sahiti, i cili në fokus të diskutimit të tij kishte koordinimin e punëve, bashkërendimin e detyrave, obligimeve dhe përgjegjësive të udhëheqësve të haxhit në raport me haxhitë. Ai njoftoi se nisja e haxhive nga Kosova për këtë vit do të jetë në datat 17,18 dhe 19 qershor, ndërsa kthimi më 08, 09 dhe 10 korrik.

Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu edhe për duanë tradicionale të haxhive, e cila do të bëhet nëpër këshillat përkatës para nisjes së haxhive. Këtë vit nga Kosova për haxh do të udhëtojnë 1.597 persona.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, më 14 shkurt 2025 Me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës…